E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie shkalla e lirise ne Shqiperi

Raporti i Freedom House për Shkallën e Lirisë gjatë vitit 2011 ka adresuar drejtpërdrejt çështje, që kanë dominuar edhe jetën politike në Shqipëri, për të treguar renien e shkalles se lirise.

Sikurse edhe në raportet e mëparshme Shqipëria për vitin 2011 vijoi të mbetet një vend me liri të pjesshme duke u renditur në të njëjtin klasifikim me vende si Afganistani, Azerbajxhani, Bangladeshi dhe Kina.

Raporti Freedom House jep edhe shkaqet përse liria në Shqipëri ështe e pjesshme.

“Shqipërisë i është vendosur shigjeta e rënies së lirisë pas vrasjes së protestuesve të opozitës në muajin janar, polarizimi makanizmit elektoral që shoqëroi zgjedhjet lokale në Maj Shqipërisë i është vendosur shigjeta e rënies së lirisë pas vrasjes së protestuesve të opozitës në muajin janar, polarizimi makanizmit elektoral që shoqëroi zgjedhjet lokale në Maj ë paanshmërinë gjatë një procesi korruptiv të një

Freedom House
dhe dështimi gjykatave në paanshmërinë gjatë një procesi korruptiv të një politikani të lartë në qeveri”, thuhet në raport.

Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë renditen edhe Kosova, Bosnja dhe Maqedonia, kurse Serbia dhe Mali i Zi janë renditur në kategorinë e vendeve të lira.

Freedom House nënvizon se kryengritjet në botën arabe në vitin 2011 kanë inspiruar njerëzit e shtypur kudo nëpër botë. “Lëvizjet reformuese që ndodhën vitin e kaluar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut kanë shënuar sfidën më të madhe për sundimin autoritar, që nga rënia e komunizmit sovjetik para 20 vjetësh",  thekson raporti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›