E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie shkembi, plagoset minatori

Aleksander Ndoja
Minatoret duket se jane shtresa me fatkeqe e shoqerise. Tragjedite per njerezit e galerive te nendheshme nuk kane te sosur dhe dita e djeshme ka shenuar nje tjeter incident, ku nje minator mbeti i plagosur rende ne minieren private te Bulqizes, shume prane galerive te firmes koncesionare DARFO. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem, ndersa Mark Uka, 35 vjec, eshte goditur nga nje shkemb i madh, i shkeputur prej galerise. Minatori ka pesuar demtime ne shtyllen kurrizore dhe, pas mjekimit ne spitalin e Bulqizes, eshte nisur drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes, per mjekim te specializuar. Ky eshte incidenti i pare per kete vit dhe i pesti, duke perfshire dhe vitin 2007, me te pakten 6 te vdekur.
Ka qene ora 09:00 e paradites se djeshme, kur minatori Mark Uka, si cdo dite tjeter, ka qene duke punuar ne gjatesine 1100 metra te tunelit, i cili pershkon thellesine e malit mbi Bulqize, ku natyra ka rezervuar mijera tone me mineral kromi. Nese miniera e re pas viteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›