Shperthen granata, tre te plagosur
Shperthimi i nje granate rreth ores 19:00 te mbremjes se djeshme ka shkaktuar pese te plagosur ne qytetin e Lacit. Ilir Lena, Eleni Lena, Marjan Korriku, Paulin Kalthi dhe nje tjeter person ende i paidentifikuar jane derguar per mjekim ne spitalin e qytetit, dhe me pas jane derguar ne spitalin ushtarak te Tiranes. Sipas policise, granata eshte leshuar nga persona ende te paidentifikuar ne drejtim te nje dyqani peshku, ne lagjen numer 2, ne qender te qytetit, prone e Ilir Lenes, duke shkaktuar edhe deme te konsiderueshme materiale. Burime nga policia e Kurbinit bejne te ditur se uniformat blu ende nuk kane nje piste ne lidhje me atentatin e mbremshem dhe as persona te dyshuar. Pas konstatimit te ngjarjes, agjente te policise kriminale, oficere te policise gjyqesore dhe eksperte te uniformave blu jane nisur per ne vendin e shperthimit. Grupi hetimor ka fiksuar provat materiale, si dhe ka filluar mbledhjen e deshmive nga persona qe mund te kene dijeni ne lidhje me rrethanat apo motivet e krimit. Burime nga policia e Kurbinit bejne te ditur se gjate oreve te mbremjes jane shoqeruar disa persona, por ende nuk eshte arritur te zbardhet dinamika e ngjarjes, autoret dhe as objektivi i atentatoreve.
Re.Rre