E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie sistemi grek i hyrje-daljeve, bllokohet për disa orë puna në Kakavijë. Radhë të gjata në pikën kufitare

Në pikën kufitare të Kakavijës është krijuar një situatë e vështirë këtë të mërkurë, 22 prill, pasi sistemi i hyrje-daljeve në palën greke ka pësuar një defekt teknik, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të punës.

Sipas raportimeve, pala greke ka ndërprerë përkohësisht procedurat e kalimit të udhëtarëve, çka ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe qytetarësh që presin të kalojnë kufirin.

Sistemi elektronik i kontrollit, EES, pjesë e procedurave të reja të hyrje–daljeve në hapësirën Shengen, ra për disa orë duke bllokuar punën. Kjo ka bërë që në pikën kufitare të krijohen radhë të gjata të automjeteve për të pritur të kalojnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›