E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien gure nga Kalaja e Beratit

Rikthimi i reshjeve te shiut me intensitet te larte gjate diteve te fundit ka nxjerr sërish në pah problematiken e rrezimit te shkembinjve nga lagjet muzeale.

Ne oret e para te mengjesit te sotem nje masiv shkembi ka rene nga lagja muzeale “Mangalem” duke perfunduar ne rruge.

Drejtuesit e mjeteve dhe kalimtaret jane perballur me nje masiv shkembi te perfunduar ne rruge qe per fat nuk ka shkaktuar te lenduar. Autoritetet lokale kane kerkuar shpesh investime per te sistemuar dhe perforcuar masivin shkembor qe kercenon banesat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›