Plagosja e shefit te krimeve

Policia organizoi një plan masash pasi një burim i zonës i kishte njoftuar se disa persona do të trafikonin municione.
Policia doli në pritje në vendin ku informatorët kishin njoftuar, në operacion e sipër policia u bëri thirrje këtyre personave që të ndalonin por ata refuzuan. Shefi i hetimit dhe parandalimit te krimit te komisariatit Mat, Musa Skura u perlesh me te pandehurin Fitim Alla 18 vjeç, i vetmi person qe kishte arme ne dore dhe aty mbeti i plagosur rende.
Kjo eshte dinamika e pershkruar nga prokuroria ne seancen me dyer te mbyllura para Gjykates se Krimeve te Renda per kater te pandehurit e ngjarjes se fshatit Suç, por qe vetem njeri prej tyre Fitim Alla ka akuzen e vrasjes per shkak te cilesive te veçanta te mbetur ne tentative ndaj Shefit te Krimeve Musa Skura.Nderkohe qe tre te tjeret me i vogli i tyre 15 vjeç kane akuzen e mbajtjes se municioneve ne sasira te medha.
Prokuroria deklaroi ne gjykate se arkat me municion u gjeten disa metra me larg vendit te ngjarjes ku ndodhi edhe plagosja e Shefit te Krimeve.I pandehuri kryesor Alla, nuk beri asnje deklarate para gjykates e cila vendosi per te masen e sigurise arrest me burg. Nderkohe qe mbetet ne fuqi deshmia e tij para prokurorise kur ai mesohet te kete justifikuar veten se ne çastet e kesaj ngjarjeje ka qene ne gjendje te dehur. Edhe kerkesa e avokateve per dergimin e tre te rinjve te tjere Vilson Milkurti, Edison Lleshi dhe 15-vjeçarit me incialet ALL per mase sigurie nga nje gjykate e zakonshme per shkak te akuzes se tyre, nuk u mor parasysh nga togat e zeza duke u lene ne arrest me burg nga krimet e renda. Prokuroria pritet te zbardhe edhe linjen e shitjes se ketyre arkave me municion, per te cilat ende nuk dihet se ku jane blere dhe ku do shiteshin.