E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien ndjeshëm aksionet e Google-it

Aksionet e gjigantit të internetit Google kanë rënë ndjeshëm, pasi kompania ka publikuar gabimisht rezultatet tremujore.

Google ka shënuar ditën më të keqe prej 20 janarit, me rënien e aksioneve 8 për qind, pasi rezultatet tremujore kanë treguar se përfitimet dhe të ardhurat kanë rënë përtej parashikimeve.

Google, që kohët e fundit ka arritur të bëhet kompania e dytë më e madhe në SHBA për nga kapitalizmi, ka dashur të publikojë rezultatet tremujore pas mbylljes së tregjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›