Moska teston raketë ndërkontinentale

Moska ka bërë të ditur se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale.
Sipas Ministrisë së Brendshme, bëhet fjalë për raketën “RS-12MTopol”, së cilës periudha e vlefshmërisë i është zgjatur nga 10 vjet në 24.
Raketat Topol, të zhvilluara në Bashkimin Sovjetik në mesin e viteve 1970, mbeten raketat kryesore të Rusisë aktualisht.
Raketa sot është hedhur nga baza ushtarake në Plesetek dhe ka goditur objektivin në verilindje të gadishullit Kamçatka.