E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien ne prangat e policise dy trafikante droge

Foto ilustruese qese me droge

Tirane 19 shkurt 2011 NOA- Dy persona kane rene ne prangat e policise pasi jane kapur ne flagrance me nje sasi te konsiderueshme lende narkotike.

Ne dy vende te ndryshem me dy sasi te ndryshme por me nje akuze te perbashket Albert Tuci dhe Vladimir Belba nuk kane mundur te kurorezojne misionin e tyre shitjen e sasise se droges qe mbanin me vete.

Rasti i pare eshte ai i Albert Zef Tucit 39 vjec banues ne Fushe Arrez i cili u ndalua nga policia pasi ai akuzohet per vepren penale te Trafikimit te lendeve narkotike.

Nderkohe nga specialistet e Seksionit Kunder Narkotikeve po per te njejten veper u  be e mundur  arrestimi ne flagrance i shtetasit Vladimir Muharrem Belba 23 vjec banues ne Zall Mner i Ri Tirane.

Belba eshte kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme e Komisariatit te Policise Nr. 2 prane sheshit Ataturk me 15 qese farmacie me peshe 48 gram te dyshuara lende narkotike e llojit Cannabis Sativva e cila u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.

Materialet ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePrangosen ne flagrance 3 shperndares drogePranga 31 vjecarit nga Lezha aksidentoi per vdekje kembesorinPrangoset 21 vjecari posedonte arme luftarakePrangosen ne flagrance dy hajdutet e banesaveTregtonin mallra kontrabande prangosen 10 persona LidhjeAlbert Tuci flagrance lende narkotike prangat qese farmacie trafikim Vladimir Belba

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›