Zbardhen detajet e vjedhjes se NBG Bank

Durres 19 shkurt NOA 8211 Policia e Durresit ka zbardhur te plote vjedhjen me arme te nje dite me pare te filialit te NBG Bank.
Sic ajo konfirmon per agjencine e Lajmeve NOA shuma e parave te sekuestruara prej asaj qe moren agresoret ka qene 2.3 milione leke te reja ndersa mesohet se jane vene ne pranga edhe 2 nga 3 autoret e ngjarjes.
Konkretisht ata jane Romeo Dapellai 24 vjec banues ne Tirane dhe Dasho Jaupllari 41 vjec edhe ky banues ne Tirane i denuar me pare ne Greqi per vepren penale te Vjedhjes.
Gjithashtu nga puna e kryer prej grupit hetimor mbi ngjarjen ne fjale rezultoi se bashkautor ne kete ngjarje ka qene edhe Admirim Elezi 37 vjec banues ne Durres edhe ky i denuar me pare ne Greqi per vepren penale te Vjedhjes.
Eshte bere shpallja ne kerkim dhe po punohet me te njejtin intensitet per kapjen e tij dhe dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes.
Sa u perket detajeve sesi ka ndodhur ne te vertete grabitja policia sqaron se ne filialin e NBG Bank te ndodhur prane kryqezimit te rruges 1 Maji ne Durres te maskuar dhe te armatosur te lartpermendurit kane hyre brenda ambienteve te bankes dhe nen kercenimin e armes kane mundur te grabisin aty nje shume te konsiderueshme parash dhe valute euro dhe dollare.
Me pas policia arriti te sekuestroje ne cilesine e proves materiale nje pjese e shumes se vjedhur prej 2.3 milion lekesh te reja 2 pistoleta veshjet e perdorura per maskim
si edhe automjeti tip Ford Fiesta me targa TR 9071 P i cili eshte perdorur nga autoret per largimin nga vendi i ngjarjes.
Materialet proceduriale iu derguan prokurorise se Durresit per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim.
n.e/NOA
Lajme te ngjashmeArrestohen dy persona kundershtuan policineDurres vidhet me arme banka NBG nuk dihen autoretLac policia Nuk dihen motivet dhe autoret e vrasjes se dyfishteNdalet 36-vjecari mashtrues merrte borxhe qe si kthente meBahrejn 4 te vrare pas nderhyrjes se policise Lidhjegrabitja NBG Bank policia zbardhja