E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Domenika krenare për Valentinën

12/05/10 19:08

Klodi dhe Domenika kujtojnë momente të ndryshme nga fëmijëria e tyre, duke përfshirë edhe kujtime mbi anëtarët e familjes. Klodi i tregon se kur ka qënë i vogël, ka qënë pjesë e ansamblit popullor për fëmijë, shkollë të cilën e la përgjysmë për shkak të kushteve ekonomike. Domi e dëgjon me vëmendje teksa Klodi i ritregon se që në moshën 14-vjecare ka punuar me turne për ti ardhur në ndihmë familjes dhe se shkollën e mesme e ka bërë natën. Ajo shprehet se i vjen inat që të tjerët nuk e marrin në konsideratë këtë gjë, por përkundrazi qeshin me jetën e vështirë të tjetrit. Ajo e ka fjalën për Mirin dhe Erionin dhe debatin e bërë një natë më parë pikërisht për jetën e Klodit. Klodi i quan menefregistë e egoistë njerëz të tillë, por shton se duhet të shohin para e të mos e vrasin mendjen për këto gjëra. Më pas, Domenika tregon për jetën e vështirë që ka patur mamaja e saj e cila e ka rritur e vetme atë. Ajo tregon se Valentina e ka mbrojtur në cdo situatë, madje edhe në ato më të vështirat. Klodi e quan burrneshë Valentinën dhe për të, ajo ka bërë mrekulli dhe e admiron shumë për guximin që të hynte në BB, pasi ka dhënë një mesazh shumë pozitiv. Domi tregon me krenari se Valentina për të i ka bërë të dy rolet, edhe të nënës, edhe të shoqes së ngushtë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›