E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Komente për banorët

12/05/10 17:54

Erioni dhe Jetmiri qëndrojnë në kuzhinë duke biseduar. Jetmiri i thotë Erionit se ai është bërë shumë i djallëzuar këto kohët e fundit dhe nuk lë asgjë ti kalojë. Erioni nuk reagon, por vë buzën në gaz. Ndërkohë banorët e tjerë janë në gjumë, dhe Jetmiri shkon ti zgjojë dhe u thotë se duhet të dalin të gjithë në kopësht. Klodi bën të ngrihet nga krevati, por Domi e ndalon dhe i thotë se kjo duhet të jetë një nga lojrat e Jetmirit. Ky i fundit kthehet tek Erioni dhe i thotë se asnjëri nuk u zgjua, e atij nuk i beson më njeri dhe sikur ta ketë me të vërtetë. Erioni është duke larë enët dhe thotë se duhet të duket sikur është punëtor përpara banorëve dhe Jetmiri i thotë që Erioni të thërrasë me zë të lartë që po punon dhe Erioni e bën.
Më pas Jetmiri shprehet se mbrëmë i ka vënë banorët në lëvizje për të kërkuar diçka, por ishte thjesht një lojë për ta. Erioni i tregon se atë e kanë pyetur banorët nëse e ka shok Jetmirin dhe ai shton se është përgjigjur që Jetmirin e ka konkurentin më të fortë. Erioni thotë se ata i kanë kujtuar që ai ndjente Kikës si konkurentin më të fortë, dhe ai u është përgjigjur se tani që Kika nuk është, vendin e tij e ka zënë Jetmiri. Erioni thotë me ironi se banorët janë shumë aktivë, duke fjetur gjithë ditën gjumë, ashtu dhe dhe Kika ishte shumë aktiv.
Më tej, Jetmiri vë enët që lan Erioni nëpër vende dhe shprehet se dhe ai duhet të sillet sikur ka bërë ndonjë punë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›