E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Jetmiri merr telefonatën e shumëpritur

06/05/10 20:53

Jetmiri u ka dhënë lajmin banorëve se ai është fituesi i mundësisë për të marrë një telefonatë nga një person i dashur dhe ai ua tregon banorëve. Banorët gëzohen dhe Erioni bën shaka duke i thënë se nëse nuk e njeh numrin që do ta marrë të mos e hapë. Domi thotë se ndoshta do të jetë ndonjë person nga familja e tij që do ta marrë në telefon për të folur dhe ai shprehet se është shumë i emocionuar dhe nuk do të mendojë për këtë tani. Domi bën shaka me Jetmir duke krijuar tinguj sikur bie një zile telefoni dhe sikur flet. Të gjithë banorët janë në ankth duke pritur që telefonata për Jetmirin të mbërrijë dhe më në fund dëgjojnë një zile që bie.
Nga ana tjetër e telefonit dëgjohet një zë femre e cila shprehet se e ka marrë shumë malli për Jetmirin dhe ai duhet ti gëzojë ditët që kanë mbetur për ta shijuar eksperiencën në BB. Jetmiri flet dhe gëzohet shumë nga kjo telefonatë dhe pasi mbaron së foluri i tregon banorëve se vajza që foli ishte një kushurirë e tij.
Jetmiri i tregon më tepër hollësi Erionit pët telefonatën dhe i tregon se është gëzuar shumë që i ka dëgjuar zërin kushurirës së tij dhe vërtet kishte nevojë për këtë gjë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›