E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Thashetheme pafund

06/05/10 15:21

Erioni dhe Jetmiri shkojnë në dhomën e gjumit për ti vazhduar aty thashethemet për grupin tjetër. Fillimisht Erioni flet për Klodin pasi teksa po shkonte në dhomë te Jetmiri, kapet përsëri me ironi me Klodin për trajtimin e kafshëve dhe provën e javës. Të dy djemtë bëjnë thashetheme për grupin kundërshtar duke përmendur disa nga fjalët që ata kishin thënë gjatë diskutimeve të ndryshme që banorët kanë bërë në shtëpi. Gjatë gjithë kohës ata ngacmohen nga banorët e tjerë, por edhe i ngacmojnë. Sipas tyre kjo është një strategji loje pasi janë drejt fundit dhe pas kaq kohe të gjatë lodhjeje, është më e lehtë që të nxisin reagimet negative te konkurentët që i shohin si rivalë. Jetmiri thotë se është tendenca për të kundërshtuar patjetër edhe pse mund të jenë dakort me mendimin e dhënë, ajo që bën që ata të debatojnë. Erioni merr shembull Klodin i cili jep disa mendime që atij nuk i duken të drejta dhe kalon në thirrje për bublikun. Jetmiri nga ana tjetër fillon të flasë për Jonën që sipas tij e ngacmon shumë. Jona ka thënë gjatë diskutimeve se ata janë në televizion dhe për këtë arsye duhet që të japin shembull për publikun duke iu referuar sjelljeve të jetmirit dhe Erionit. Jetmiri i thotë për këtë se ajo jeton për kamerat. Djemtë diskutojnë për një kohë të gjatë dhe përsërisin edhe një herë mendimet e tyre për Jonën. Erioni thotë se disa nga banorët harrojnë se nga vijnë dhe flasin për çështjet sociale të jetës shqiptare që ata kanë diskutuar, ndryshe nga sa ndodh realish. Jetmiri thotë se ata flasin në një mënyrë të gabuar dhe krahasojnë Shqipërinë me jetën e vendeve të tjera të zhvilluara. Jetmiri dhe Erioni thonë se ata janë një vend i varfër, por kjo nuk do të thotë se në Shqipëri ka më shumë fenomene negative sesa në vende të tjera. Jetmiri thotë se Jona sillet si një femër me moshë shumë më të madhe se ajo që ka në të vërtetë. Jona shpesh ka treguar jetën e saj jashtë dhe ka shprehur disa opinione të të huajve për Shqipërinë që Erionit dhe Jetmirit nuk u kanë pëlqyer. Jetmiri thotë se ka njohur shumë vajza me nivel shumë të lartë kulturor në Shqipëri, por asnjë si Jona, që sipas tij sillet si konteshë. Erioni thotë se ata i kanë diskutuar temat sociale disa herë në BB, ndërsa Jona ka hyrë shumë vonë dhe i duket sikur ata nuk kanë folur asnjëherë dhe duken sikur nuk kanë njohuri për tema të caktuara. Dy djemtë thonë se Jona ka pasur mundësi të mira në jetë, por nuk mund që tu japë mend atyre se si është jeta, pasi ata kanë kaluar më shumë gjëra në jetë dhe i njohin mirë vështirësinë dhe vlerën jetës. Të dy djemtë bëjnë thashetheme për një kohë të gjatë për banorët e tjerë dhe më pas vendosin që të bëjnë ndonjë lojë për të qënë më aktivë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›