E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Jona në studion e BB

15/05/2010 22:25

Jona vjen në studion e BB. Kur Arbana e pyet nëse i vjen keq për largimin nga shtëpia, Jona shprehet se e priste këtë moment, madje që gjatë spektaklit të kaluar. Ajo e konsideron pjesmarrjen në BB si një eksperiencë shumë të bukur e të vecantë, për të cilën do ketë mundësi të tregojë gjatë. Ajo thotë se kishte hyrë me qëllimin për të njohur miq të rinj, të njihej me karaktere të ndryshme e për të përjetuar një eksperiencë të re. Në lidhje me karakterin luftarak që ajo shfaqi kundrejt djemve, përpos edukatës, ëmbëlsisë, kulturës e zgjuarsisë, Jona shprehet se pavarësisht se cfarë ndodhi, sëbashku me dy djemtë, Erionin dhe Mirin, cdo gjë ia kanë lënë asaj shtëpie e jashtë nuk do kenë mëri ndaj njeri-tjetrit. Ariani e komplimenton për karakterin e saj dhe që i doli mbanë hapur maskilizmit të dy djemve. Por, ai thotë se nuk i kanë pëlqyer dy gjëra tek Jona, së pari që si karakter tepër vital, shpërtheu pak vonë në shtëpi, vetëm nga ngacmimet e dy djemve dhe së dyti se ka folur shumë për Afrikën e Jugut e Chrisin e thuajse fare për jetën e saj në Shqipëri e në Librazhd. Për vërejtjen e parë, Jona shprehet se jeta në shtëpinë e BB është ndryshe nga ajo që konceptohet. Sipas saj, presionet e shumta nga banorët e tjerë e bënë që të tërhiqej e të qëndronte më e qetë në përballjen me ta. për vërejtjen e dytë, Jona tregon se ka folur e treguar për jetën e saj, në cdo aspekt, por kanë qënë banorët që kanë marrë në konsideratë vetëm atë pjesë të jetës së saj e që e kanë ngacmuar vazhdimisht. Për Jonën jepet edhe klipi me momentet më të bukura në shtëpi, ku pjesë e tij janë edhe debatet e saj me dy djemt. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›