E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Kemi mundur më të mëdhenjtë

13/05/10 22:53

Erioni dhe Jetmiri flasin për ditët e fundit të aventurës në BB dhe Jetmiri shprehet se asnjëri nga banorët që gjenden aktualisht në shtëpi nuk duhet ta ushqejë veten me iluzione dhe mendimet e të qënit fitues, pasi nëse nuk ndodh kështu, do të zhgënjehen e do të ndjehen keq. Erioni thotë se ata duhet të jenë të gëzuar për jetën që i pret jashtë dhe Jetmiri e mbështet. Të dy pohojnë njëzëri se që kur kanë hyrë, kanë menduar vetëm që të argëtohen e për të tjerat, ia kanë lënë në dorë publikut.
Erioni shprehet se para tyre janë eleminuar disa persona me moshë më të madhe dhe që silleshin si më të zgjuar e më me eksperiencë, por në të vërtetë ata të dy kanë rezistuar më shumë, dhe pse janë më të rinj. Jetmiri thotë se pak a shumë në lojë ka patur dhe luftë brezash dhe të rinjtë kanë qenë të aftë tu tregojnë të gjithëve se janë të fortë dhe vlejnë shumë. Jetmiri shton se e gjithë kjo eksperiencë ka qenë një sadisfaksion shumë i madh, dhe ndryshe është ta shohësh e ndryshe ta jetosh. Erioni shprehet se në këtë lojë, vlerë ka të qënit real e jo të shriresh si moralist apo çfarëdo tjetër. Jetmiri përgjigjet se ai ka bërë çfarë ka dashur aty brenda pa u rezervuar për asgjë dhe është i bindur se ka arritur të transmetojë vlera tek publiku, si përshembull të qënit popullor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›