E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Klodi e Erioni, bëjnë rrjetë për volejboll

13/05/10 19:31

Erioni dhe Klodi qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Erioni shprehet se duhet të merrem me diçka e jo të rrinë pasiv, dhe menjëherë Klodi ngrihet nga tavolina. Erioni e pyet se çfarë do të bëjë, do të shpikë ndonjë gjë dhe Klodi i përgjigjet se do të kthehet për pak. Ata kishin biseduar për të realizuar ndonjë kosh për basketboll ose rrjetë për volejboll. Erioni shprehet se koshin që ka patur më parë, e ka bërë vetëm për kënaqësinë e Kikës. Klodi kthehet me një litar në dorë dhe bashkë me Erionin mundohen ta lidhin në kopësht. Ndërkohë Jetmiri qëndron pranë tyre dhe u jep mendime se si ta vendosin litarin. Klodi ka shumë kërkesa dhe mendon që të sajojnë dhe një rrjetë, por dy djemtë e tjerë i thonë se nuk është e nevojshme.
Pasi e fiksojnë litarin në mënyrë të përshtatshme për të luajtur volejboll, Klodi dhe Erioni fillojnë të luajnë dhe Jetmiri i shikon. Ky i fundit u thotë se djemtë kanë harruar të luajnë pasi nuk po luajnë mirë, por ata nuk i përgjigjen. Erioni e fton Jetmirin të luajë, por ai shprehet se ndjehet i lodhur e nuk mundet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›