E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Loja e Jetmirit

11/05/10 20:40

Jetmiri pas një bisede me Erionin në dhomën e gjumit, i thotë se po del të bëjë një sherr dhe del jashtë. Ai del të shëtisë nëpër kopësht dhe pas disa minutash thërret banorët duke u thënë: ej hajdeni shpejt të shikoni çfarë ka ndodhur. Jona, Klodi dhe Domenika që ishin duke biseduar në sallon, dalin menjëherë jashtë dhe pyesin Jetmirin se çfarë ka ndodhur. Jetmiri u thotë se në oborr ka ndoshur një ndryshim dhe duke qënë se ajo është shtëpia e tyre, ata duhet që ta gjejnë patjetër. Kështu Domenika, Jona dhe Klodi fillojnë të bëjnë ecejake nëpër oborr për të gjetur ndryshimin. Domenika i kërkon që të mos ua thotë derisa ata ta kenë gjetur vetë. Jetmiri i thërret edhe Erionit për të parë të njëjtën gjë, por ai nuk del jashtë. Klodi pasi nuk vë re asnjë ndryshim futet brenda për të vazhduar gatimin e darkës, ndërsa vajzat vazhdojnë kërkimet. Domenika si më kuriozja e shtëpisë kërkon për një kohë të gjatë duke dhënë edhe disa mendime, por Jetmiri i hedh poshtë duke i thënë se vetë ajo i kërkoi që ai të mos ia tregonte ndryshimin përpara se ajo të dorëzohej. Domenika thotë se ajo mendon se asgjë nuk ka ndryshuar dhe më pas shton se dorëzohet për të kërkuar më tej. Jetmiri i thotë se ajo ishte shumë pranë, por nuk e pa ndryshimin edhe pse ai është shumë i dukshëm. Kjo bën që Domenika të vazhdojë përsëri kërkimet e saj. Pas disa minutash Domenika dorëzohet dhe i kërkon Mirit që tia thotë, por Miri shprehet se ajo vetë i kërkoi që ai të mos ia tregonte, kështu që duhet ta gjejë vëtë, pasi kjo është e bukura e gjithë kësaj.
Më pas Jetmiri shkon në dhomën e gjumit ku ndodhet Erioni dhe fillon që ti tregojë këtë ngjarje. Ai thotë se ishte një shaka që u bëri banorëve duke parë se sa kuriozë ishin ata dhe u argëtua me këtë gjë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›