E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet e lirimit, specialistët ngujohen për hartimin e tezave

AVA nis punën për testet e maturës, ja si do të vlerësohen sipas pikëve

Vetëm pak javë, kanë mbetur deri në zhvillimin e provimeve të lirimit dhe atyre të maturës. Këto provime do të zhvillohen për shkollat nëntëvjeçare në datat 07 qershor 2010 për Gjuhën Shqipe, dhe Matematikë 19 qershor 2010. Rreth një muaj më parë,

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka bërë publike edhe rregulloren e cila do tu shërbejë nxënësve dhe mësuesve në zhvillimin e provimeve të lirimit dhe ato të maturës. Përsa i përket rregullave të provimit ato kanë ndryshuar vetëm në disa detaje. Largësia ndërmjet çdo nxënësi të jetë jo më pak se 120 cm larg nga njëri nxënës tek tjetri. Në ditën e provimit, në shkollë nuk zhvillohen aktivitete të tjera që ndërpresin provimin. Për provimet e PL, në shkollat ku numri i nxënësve është më i vogël ose i barabartë me 20 (njëzetë), KPL -ja e DAR/ZA-së grupon shkollat dhe cakton mjedisin ku zhvillohet provimi. Ditën e dhënies se provimit nxënësve do tu krijohen kushte lehtësuese transporti. Deri më 18 - 20 maj duhet të jetë gati lista e mjediseve përkatëse ku do të zhvillohen provimet e lirimit. Materialet e provimit tërhiqen në mëngjesin e ditës së provimit,2 orë para fillimit të provimit (për zonat urbane). Ndërsa, në shkollat pedagogjike, shpërndarja e peshës së notës do të jetë nga 20 për qind secila lëndë. Notat e dy provimeve të detyruara do të shënohen në Dëftesën e Pjekurisë. Ndërsa lidhur me ngujimin e specialistëve të cilët do të kontrollojnë testet e nxënësve të shkollave nëntëvjeçare dhe maturantëve, një grup pune është mbledhur rreth një javë më parë për të diskutuar mbi masat që do të merren në lidhje me syrvejimin e testeve që sipas rregullave do të jenë në siguri të plotë. Lidhur me këtë drejtori i  Agjensisë Qendrore e Vlerësimit  të Arritjeve të nxënësve A.Harizaj ka deklaruar ditën e djeshme se kanë nisur përgatitjet për zhvillimin e Provimit të Lirimit për të gjitha shkollat 9 vjeçare në vend, bazuar në rregulloren e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Drejtori i AVA-s, Harizaj, tha dje se sapo është mbledhur grupi I punës I cili nuk është përfundimtar, pasi në vlerësimin përfundimtar të testeve do të marrin pjesë disa grupe interesi dhe gjithashtu specialistë të Ministrisë se Arsimit. Sipas tij ka nisur puna edhe për evidentimin e fondit të pyetjeve, për të cilat po punojnë rreth 20 mësues të shkollave të mesme e atyre nëntëvjeçare. Ndër të tjera Harizaj theskoi faktin se testi përkatës  për secilin nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore do të përmbajë 25 kërkesa. Nga këto, 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë, si dhe 12 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 37 pikë.


Vlerësimi i testeve
Sikurse bëhet me dije, provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secili. Ndërsa, procedurat e hartimit të këtyre testeve përcaktohen në "Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë.  Përsa i përket  provimeve me zgjedhje, mësohet se testet do të përmbajnë për secilën lëndë nga 20 kërkesa. Nga këto, 10 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë, dhe 10 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 30 pikë. Testi për secilin nga Provimet e Lirimit do të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 kërkesa janë më përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë, kurse 12 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 37 pikë. Zhvillimi i Provimeve të Lirimit do të zgjasë nga 2 orë e 30 minuta për secilin prej tyre. Në total, një maturant duhet të marrë maksimalisht 180 pikë në të gjitha provimet. Sipas udhëzimit më të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, provimet me zgjedhje zgjasin 4 orë. Ndërsa, procedurat e hartimit të këtyre testeve përcaktohen në "Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë". Kohëzgjatja për dhënien e përgjigjeve për nxënësit që do të japin provimin e MSH, njëra nga lëndët me zgjedhje është 2 orë. Lidhur me përzgjedhjen e mjediseve të zhvillimit të provimeve të lirimit, Harizaj, bëri të ditur se drejtoritë arsimore duhet të përcaktojnë mjediset ku zhvillohen provimet deri më 17-25 maj. Ndërsa përsa u përket peshës që zënë notat e këtyre provimeve në vlerësimin përfundimtar, sipas shkollave, Ministria e Arsimit ka vendosur që ta bëjë shpërndarjen në varësi të lëndës dhe profilit të shkollave. Kështu, përqindja e notave të provimeve të detyruara (D1 dhe D2) për shkollat profesionale dhe social kulturore është si më poshtë. Në shkollat profesionale, nota e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe do të zërë 15 për qind, ndërsa e Matematikës, 25 për qind. Në shkollat social kulturore, Letërsia dhe Gjuha Shqipe do të ketë 25 për qind të peshës, ndërsa Matematika 15 për qind. Provimet e Lirimit jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar. Nxënësi që nuk arrin  marrë këto provime i rijep ato në sesionin e dytë të vjeshtës


Arta AGOLLI

Last Updated on Tuesday, 11 May 2010 10:45

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›