E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Mëngjesi në BB

07/05/10 11:30

Klodi është banori i parë që zgjohet këtë mëngjes. Sapo ngrihet, ai del në kopsht për të parë kafshët. Menjëherë fillon të përkujdeset për to, sidomos për majmunin që duket kafsha e preferuar e të gjithë banorëve. Ai shkon në kuzhinë ku përgatit caj edhe për banorët e tjerë. Ndërkohë është cuar Jona. Të dy të rinjtë përqafohen kur takohen këtë mëngjes. Klodi i ofron caj dhe Jona del ta pijë në kopsht. Klodi shkon prapë pranë majmunit dhe i jep pak gjethe sallate dhe pak mollë për të ngrënë. Ai e përkëdhel dhe mundohet ti mësojë majmunit se si të puthë. Jona e pyet se cfarë po bën dhe ai i tregon se majmuni e puthi. Të dy të rinjtë ulen bashkë në tavolinën e kopshtit. Klodi e shikon Jonën pak të menduar dhe e prek tek krahu si për ti dhënë zemër. Jona fillon të flasë për përshtypjen që i ka lënë Mirit dhe Erionit, duke treguar kështu se mendimet e saja ishin të lidhura me këtë cështje.
Ndërkohë, banorët e tjerë vazhdojnë të flenë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›