E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Prova javore, faza e tretë

07/05/10 22:30

Banorët marrin zarfin e provës javore. Faza e tretë e kësaj prove, përveç provës që ka të bëjë me përkujdesjen ndaj kafshëve, ka të bëjë përsëri me mezashet që banorët do të shkruajnë në telefonin AMC. Në këtë pjesë të provës banorët duhet të krijojnë vetë tri fraza me nga 70 karaktere secila dhe do ti shkruajnë në celular. Sikurse edhe më parë, banori që do ti shkruajë më shpejt do të fitojë të drejtën e një telefonate me një person të dashur. Si zakonisht prova fillon dhe mbaron me rënien e gongut.
Me të lexuar zarfin me udhëzimet e provës, banorët fillojnë të mendojnë dhe të krijojnë frazat e tyre përpara rënies së gongut. Teksa ndërtojnë mesazhet Klodi dhe Mandi hedhin një ide që të shkruajnë një mezash ku ti kërkojnë falje publikut për ato momente që ata nuk kanë vepruar drejt. Kjo kundërshthet nga disa prej banorëve të tjerë ku më shumë kundërshton Domenika. Ajo thotë se nuk kanë përse të kërkojnë falje sepse ata në fund të fundit nuk kanë ardhur në BB për të bërë gjërat si duhen, por si ata duan dhe ndjejnë. Të njëjtën gjë thotë edhe Jetmiri dhe Erioni të cilët nuk lënë ironitë duke përdorur fraza të thënë më parë nga Klodi dhe Jona. Klodi insiston që të shkruajnë një mesazh të tillë duke thënë se duhet që ta bëjnë këtë për publikun. Domenika i thotë se publiku do të kënaqej më shumë nëse ata e falënderojnë ose të krijojnë diçka të bukur për ta, sesa ti kërkonin falje. Gjatë kohës që përgatiten për provën e javës banorët debatojnë me njëri-tjetrin pasi nuk bien dakort për idetë e tyre. Kjo situatë vazhdon gjatë derisa më në fund banorët ndërtojnë tri frazat e kërkuara dhe prova fillon.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›