E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talasemikët,nesër dita kundër sëmundjes

Me rastin e ditës botërore të talasemisë ministria e shëndetësisë, nën kujdesin e presidentes së Fondacionit "Fëmijët shqiptarë" Liri Berisha, organizuan një konferencë me temën parandalimi i sëmundjes së talasemisë dhe siguria një mjekësinë trasfusionale. Gjatë kësaj konference u diskutua në lidhje me problemet e të prekurve me talasemi, por dhe për mënyrat e parandalimit dhe zbutjes së kësaj sëmundjeje. Zonja Liri Berisha mes të tjerash bëri një prezentim të punës dhe projekteve të ndërrmara nga Fondacioni "Fëmijët shqiptarë" si dhe për rëndësinë e ndërgjegjësimit për dhurim të gjakut.
Ndërkohë ministri i arsimit dhe shkencës Myqerem Tafaj u shpreh se kjo ministri do të bëjë ç'të jetë e mundur që fëmijet e prekur me talasemi të vazhdojnë shkollimin.
Në çdo 8 maj, kudo në botë përkujtohet dita e Luftës kundër talasemisë, kësaj sëmundjeje të shekullit të 20 dhe 21 që është e përhapur në rruzullin tokësor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›