E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Vazhdojnë ngacmimet me Jonën

09/05/10 22:37

Gjatë kohës që presin që Jetmiri të përfundojë së gatuari darkën, banorët ulen në guzhinë dhe bisedojnë duke folur si zakonisht me ironi. Jona thotë se ajo dyshon se gjërat që i kanë humbur ia ka marrë dikush. Erioni e ngacmon vazhdimisht Eridionën. Vajza nga ana tjetër i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Kjo situatë vazhdon derisa Jetmiri përfundon darkën dhe njofton banorët që të hanë. Domenika ndan nëpër pjata ushqimin dhe thërret edhe Jonën që të hajë bashkë me ta. Jona i thotë se nuk ka uri pasi hëngri shumë në drekë. Pas domenikës edhe Klodi fton Jonën që të hajë darkë, por jona luan në piano, ndërsa Erioni e ngacmon duke i thënë se darkën e ka gatuar Klodi jo Miri. Jonës i ngelet hatri ngaqë Jetmiri përpara se të gatuante zgjoi Klodin dhe Domenikën për tu marrë mendimin atyre se çfarë dëshironin që të hanin për darkë, ndërsa asaj nuk i foli fare. Këtë gjë ajo ia thotë Klodit i cili pas darkës shkon e pyet se përse nuk hëngri darkë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›