Big Brother/ Çfarë po ndodh mes Elisës dhe Algenit

Pavarësisht thatësirës së ditëve të para, ky edicion i Big Brother ka filluar të ecë me hapa galopantë dhe të zërë vendin e tij me dinjitet përkrah edicioneve të mëparshme.
Simpatia mes Algenit dhe Elisës
Elisa në dhomën e gjumit bisedon me Klodianën dhe Mirjetën. Ajo flet për të dashurit e saj. Mirjeta i thotë Elisës se ajo ka vënë re një afrimitet mes saj dhe Algenit. Elisa thotë se ajo që në bisedën e parë me Algenin kishte vënë re se ai kishte një dëshirë për t’u njohur më shumë. Mirjeta dhe Klodiana thonë se kjo është një gjë e mirë. Elisa thotë se ndjehet në siklet sepse nuk do që t’i japë shpresa të kota Algenit edhe pse e vlerëson shumë si njeri dhe si paraqitje. Klodiana e pyet nëse ajo do të lidhej ndonjëherë me Algenin dhe Elisa i thotë: “Nuk mund të them jo”. Elisa thotë se ajo po bën sikur nuk ka kuptuar asgjë sepse ende nuk ndihet e bezdisur nga Algeni. Mirjeta i thotë se nëse ajo nuk ndien asnjë gjë, nuk ka pse i jep mundësi.
Në dhomë hyn për një moment Algeni dhe Elisa thotë se ai është shumë tërheqës dhe shprehet: “Më jep buzëqeshje, më tërheq jashtë mase. Ka arritur të bëhet një mik shumë i ngushtë për mua”. Ajo thotë se edhe nëse nuk ndodh asgjë mes asaj dhe Algenit, përsëri do të ketë një mik shumë të mirë. Elisa shprehet se do t’i pëlqente shumë një mashkull si tipi i Algenit, sepse mendon se do të ishte më e lumtur krah në mashkulli si Algeni.
Elisa vlerëson Algenin dhe thotë se edhe ajo tërhiqet nga ai, por nuk mendon se do të krijojë një lidhje më të. “Unë kam lënë një jetë jashtë dhe nuk dua që t’i ngatërroj gjërat, por nuk mund të them që s’ka për të ndodhur asgjë”. Më pas Elisa fillon të flasë përsëri për të dashurin e saj jashtë.
Alkena: Do ta respektoj vjehrrën
Ervini, Ermela, Algeni dhe Alkena qëndrojnë në shtëpizën prej druri që kanë ndërtuar vetë. Alkena shprehet me shaka se asaj nuk i mjaftoi prova e javës së kaluar që duhet ta realizonte me Kreshnikun, të cilin nuk e duronte dot, por tani duhet të qëndrojnë dhe aty në të ftohtë. Ajo shprehet se mezi po duron dhe Ermela i përgjigjet: “Mund të kesh edhe situata më të vështira se kjo, mund të mos shkosh mirë me vjehrrën për shembull”. Alkena shprehet se është kundër nuseve që duan t’i lënë vetëm prindërit e bashkëshortit. Ajo shton se do t’i respektojë dhe do t’i dojë ata. Ato flasin për marrëdhënien mes dy palëve, dhe Ermela shprehet se përgjegjësia është e bashkëshortit që t’i rregullojë marrëdhëniet.
Debate dhe ofendime të rënda midis Ermelës dhe Elisës
Klaudia dhe Toros fillojnë të debatojnë midis tyre. “Ti nuk i pranon shakatë”, - thotë Toros. “Ato që diskuton ti nuk janë shaka”, - thotë Klaudia. “Ti nuk arrin të më kuptosh”, - i thotë Toros, ndërsa Klaudia i përgjigjet duke i thënë: “Sa mirë që nuk arrij të kuptoj shakatë e tua”. “Nxjerr tutat në kokë dhe e ke bërë shumë herë me mua”, - i thotë Klaudia. “Nuk je ti këtu për të ndryshuar të tjerët”, - i thotë Elisa Torosit.
Në debatin e tyre ndërhyn dhe Ermela dhe Elisa. “Ke ardhur për të gjetur të dashur”, - i thotë Elisa. Torosi shprehet se nuk ka asgjë të keqe dhe po të ndodhë kështu. “Unë të paktën dal hapur, ndërsa ti fshihesh”, - thotë Ermela. “Unë kam bërë muhabet”, - i thotë Elisa. “Atë s’e di unë, e di ti. Se i mbyll sytë si struci, nuk do të thotë se nuk të shikojnë të tjerët”, - i thotë Ermela. “Unë të them mos fol me mua dhe po të dëgjova të thuash një fjalë, ke punë me mua”, - i thotë Ermela.
Elisa shprehet se Ermela kur të dalë jashtë, do të pendohet që nuk e ka bërë shoqe atë. Ajo shprehet se Ermela po i merr të gjithë banorët me radhë për të zënë shoqëri. Ermela thotë se nuk vlen as t’i kthejë përgjigje Elisës.
Elisa dhe Ermela vazhdojnë me ofendime të rënda drejt njëra-tjetrës.
Alma: Elisa me fytyrë engjëllore po sjell shumë debate
Banorët janë ulur të hanë darkë dhe Elisa vjen duke u treguar se ka debatuar me Ermelën. Ajo shprehet se Ermela e ka kërcënuar, por ajo nuk ia ka frikën.
Elisa duket të hajë në vendin që Torosi ulet gjithmonë dhe pas pak, ai i thotë të çohet nga aty se do të ulet ai. Elisa përgjigjet se do ta mbarojë së ngrëni së pari dhe po ashtu Torosi nuk e ka me tapi atë vend. Torosi i thotë se ai është vendi i tij dhe ia lëviz pjatën. Ajo shprehet se Torosi tregon respektin që ka, paçka se ajo s’do t’ia lëshojë vendin.
Elisa vazhdon të tregojë për debatin me Ermelën dhe shprehet se ajo ka pasur dëshirë t’i tregojë historitë e familjes së saj dhe askush nuk mund ta pengojë. Elisa thotë se i ka folur me respekt Ermelës, ndërsa ajo i përgjigjej me ton të lartë, derisa nuk ka mundur të durojë më.
Ermela vjen në tavolinë dhe debati mes tyre vazhdon. Ermela shprehet se po e duron së tepërmi Elisën, ndërsa ajo i përgjigjet se po shkrihet së qeshuri me reagimet e saj.
Më pas Ermela shprehet se Algeni po influencon tek Elisa që të grinden dhe shton se Algeni i ka thënë se do ta ngacmojë brenda shtëpisë, por kur të dalin jashtë do t’i kërkojë falje.
Alma, Mirjeta dhe Klodi komentojnë për debatin e dy vajzave dhe Alma shprehet se i duket e çuditshme që Elisa me fytyrë engjëllore të bëjë debate me të gjithë banorët. Klodi shprehet se Elisa e ka provokuar vetë Ermelën e madje po i del në mbrojtje Algenit.
Prova e tretë javore “Pista e vallëzimit”
Torosi e pyet Alkenën për yjet e flamurit kosovar dhe ajo thotë se njëri prej tyre është serb, tjetri turk, boshnjak dhe i fundit egjiptian.
Emilio dhe Elisa dalin në oborr dhe komentojnë kohën që kaluan rreth kasolles. “Nuk ishte dënim”, - thotë Elisa. “Ilaçi më i mirë është sporti”, - thotë Emilio.
Alkena vjen tek ata të dy: “Kam shpëtuar pa u çmendur sot, dy fjalë nuk i kam folur sot”, - thotë ajo.
Emilio komplimenton vajzat për mënyrën se si kërcyen
Të gjithë banorët mblidhen në dhomën e ndenjes dhe Ogreni lexon zarfin me provën javore nr. 3, “Pista e vallëzimit”. Banorët duhet të ndahen në tri grupe të caktuara nga Vëllai i Madh. Kjo provë do të zhvillohet në dhomën e gjumit, ku gjenden 8 pista vrapimi. Banorët duhet të shikojnë një video që do të transmetohet vazhdimisht deri në përfundimin e provës. Çdo grup përbëhet nga 5 persona, 4 prej të cilëve janë kërcimtarët dhe1 person do të jetë drejtuesi i grupit. Drejtuesi ka për detyrë rregullimin e shpejtësisë për çdo pistë. Grupi i parë përbëhet nga Ervini, Neda, Emilio dhe Mirjeta, ndërsa drejtuesi i tyre është Algeni. Grupi i dytë: Elisa, Toros, Klaudia, Ogreni, ndërsa drejtuesi është Ermela. Grupi i tretë: Alkena, Alma, Marieli, Klodiana, ndërsa drejtuesi është Ergysi.
Në monitor shfaqet videoja dhe banorët mundohen të memorizojnë lëvizjet
Dënim për banorët - Të gjithë rreth kasolles
Sipas urdhrit të Vëllait të Madh, banorët bëhen gati dhe vishen trashë për të dalë nga shtëpia dhe për të shkuar tek kasollja.
Banorët tek kasollja duken të mërzitur dhe të lodhur nga qëndrimi atje. “Në këto ditë të fundit, e dini sa me qejf e hedh në tokë këtë kasolle?!”, - thotë Algeni. Alkena ia mbështet mendimin duke thënë: “Kurrë në jetë s’dua ta shikoj më, s’po më jetohet më. Me këtë mendje që kam, për 10 minuta e hedh në tokë”.
Ergysi u komunikon banorëve se Vëllai i Madh ka dënuar veprimin e hapjes së shishes së verës nga Ergysi dhe prej atij veprimi, do të dënohen të gjithë të tjerët, të cilët do të qëndrojnë atje deri me rënien për herë të dytë të gongut. Banorëve nuk u lejohet qëndrimi brenda në kasolle. Ata duhet të rrinë rreth kasolles, pa pasur mundësinë të ngrohen në zjarr.
Banorët afrohen tek kasollja dhe fillojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. “Gjenerali i ushtrisë së pabindur”, - thotë Ergysi për veten. Alkena falënderon Vëllain e Madh dhe e quan veten me fat, sepse tani i duket vetja “brenda në shtëpi” dhe banorët e tjerë “jashtë”.
Bigbrother Albania on facebook