Big Brother sonte finalja e madhe

Pas 3 muajsh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,të shtunën
në mbrëmje do të zgjidhet personazhi fituesi i Big Brother Albania 5.
Ashtu sic e keni ndjekur në finale janë Ermali, Françeska, Arbëri, Genta, dhe Liami dhe vetëm në spektaklin e sotëm do të zbulojmë fituesin e madh.
Surpriza të shumta do të ketë në shtëpinë e Big Brother, e cila këtë të shtunë do të transformohet në një arenë multifunksionale...hapësira të reja, ambiente surprizë, teknologji e lartë dhe një konceptim super modern për finalen e madhe të edicionit të pestë të reality show-t të vetëm të këtij lloji në Shqipëri.
Organizatorët thonë se në studio do të shohim një Arbanë rrëzëllitëse, veshja e saj do të jetë Alexandër McQueen....kurse sandalet do të jenë këto:
Na ndiqni për të parë edhe ju hap pas hapi se cili do jetë fituesi/ja e këtij show gjigant, organizuar nga Top Channel.
Erjoni: Vazhdoj lidhjen me të dashurën në Greqi
Erjoni, i larguari i fundit nga shtëpia e Big Brother të shtunën e kaluar, deklaroi në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ se do të vazhdojë lidhjen e tij me të dashurën në Greqi, me të cilën është takuar gjatë kësaj jave.
“Shkova në Greqi për të takuar të dashurën, e cila më priti në aeroport. Ishte një takim i ngrohtë dhe sqaruam shumë gjëra. Ishte e mërzitur dhe e prekur nga ato që kanë ndodhur gjatë kohës që nuk jemi takuar”, u shpreh Erjoni.
Sipas tij, vështirësitë e një lidhjeje në distancë sjellin edhe keqkuptime: “Ne kishim 2 muaj e gjysmë para se të fillonte Big Brother që nuk takoheshim. Ishte një lidhje në distancë që ka vështirësitë e veta. Ramë dakord që të vazhdojmë lidhjen, të përpiqemi ta mbajmë gjallë. Unë do të shkoj atje, ajo do të vijë këtu e më pas të shohim.”
Në lidhje me Klaudian, me të cilën Erjoni u puth në shtëpinë e Big Brother, nënvizoi: “Me Klaudian kam vetëm shoqëri dhe për të nuk diskutova shumë me të dashurën. Ajo ishte e mërzitur për këtë episod, por e kaloi.”
Vetë Klaudia, e ftuar në studion e ‘Pasdite në Top Channel’, deklaroi: “Mua më bëhet qejfi që më në fund Erjoni e sqaroi këtë çështje sepse në shtëpi ne nuk e dinim nëse ishte i ndarë apo jo. Erjoni ka jetën e tij dhe jam e kënaqur që ai ndihet mirë.”
Në përfundim Erjoni e cilësoi aventurën e Big Brother si “të paharrueshme e me shumë emocione”.