E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte, finalja e Eurovisionit

Sonte, ora 21.00, publiku shqiptar mund të ndjekë drejtpërdrejtë nëpërmjet ekranit të TVSH-së natën finale të Festivalit Europian të Këngës. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Rona Nishliu këndon e treta kompozimin e Florent Boshnjakut Suus. Po 3 është numri për të votuar këngën shqiptare nga shtetet e tjera pjesëmarrëse në Festival. Janë 26 konkurrentë që ngjiten në skenën e Crystal Hall në Baku të Azerbajxhanit, me 23  mijë vende gjithsej, në një ndërtesë që ngrihet buzë Detit Kaspik. Audienca televizive e Eurovision 2012, kap më shumë 100 milionë shikues në 50 vende të botës.

Komentet për Shqipërinë kanë qenë pozitive, së pari kualifikimi i këngës në finale. Suus i Rona Nishliut duket konkurrent i fortë i këngës Euphoria interpretuar nga Loreen që përfaqëson Suedinë, e që ka marrë mjaft vlerësim.

Gjykimi përfundimtar do të shihet sonte, se si do ta kualifikojë votimi i publikut dhe votimi i jurive nga vendet që përfaqësohen në Eurovision.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›