Bija ime, bëhu e famshme!
Kjo është historia e një nëne që ka projektuar të gjithë të ardhmen e së bijës 11-vjeçare dhe dëshiron që kur të rritet, vajza të bëhet yll i muzikës dhe të martohet me një futbollist. Për këtë arsye shpenzon 7 mijë euro në vit për trajtimet e bukurisë, veshjet, trukun dhe këpucët me taka
Çfarë dëshirojnë zakonisht mamatë për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Gjëra sa banale aq edhe të çmuara: që të rriten të shëndetshëm dhe të lumtur, të shkollohen, që një ditë të arrijnë të kenë një punë të kënaqshme, një shtëpi moderne dhe një familje. Por jo të gjitha mamatë janë kështu, ka nga ato që janë shumë ambicioze, mama që do të dëshironin që fëmijët e tyre të arrinin atje ku ato nuk kanë mundur. E tillë është Karen Whitehead, e cila nuk është nga ato mama që ëndërron gjëra të këqija për vajzën. Ajo dëshiron që Lucie, 11 vjeçe, të bëhet e famshme si Cheryl Cole. Cheryl është këngëtarja e grupit "Girls Aloud" dhe bashkëshortja e futbollistit Ashley Cole. Çifti është shumë i njohur në Angli, tipi i David dhe Victoria Beckham. Mamaja Karen nuk ëndërron dhe me kaq ///////mjaftohet. Ajo shpenzon rreth 7 mijë euro në vit për ta transformuar vogëlushen e saj në një grua të famshme në të ardhmen, pra një yll të muzikës pop. E çon nëpër qendra estetike të bëjë solar, të bëjë tualet, manikyr, pedikyr, si dhe të marrë leksione kantoje dhe dansi, një herë në javë. E nxit të trukohet edhe kur shkon në shkollë, si dhe të bëjë kujdes me peshën.
"Dua që të bëhet si Cole, e pasur, e bukur, e adhuruar nga të gjithë. Është ëndrra e Lucie-s të bëhet e famshme dhe asgjë në këtë botë nuk më ndalon që ta ndihmoj për të realizuar ëndrrën e saj. Unë fitoj shumë para. Pse nuk duhet t‘i shpenzoj për të përmbushur ëndrrën e saj më të madhe? Fundja po e ndihmoj të ndërtojë të ardhmen e saj", thotë krenare Kareni.
E di që ajo nuk do të jetë e lumtur, sepse bota është e mbushur me vajza bukuroshe, të cilat ëndërrojnë gjithnjë majat e suksesit, por familja e saj tani ka vetëm një qëllim: t‘i sfidojë të gjitha. Për këtë arsye Lucie është regjistruar në një agjenci modelesh dhe shumë shpejt do të marrë pjesë në një konkurs bukurie. "Lucie e adhuron modën dhe top modelet. Mua më duket se ka lindur për t‘u bërë ylli i pasarelave", vazhdon më tej e ëma.
Por sipas së atit, i cili punon për policinë, vajza vishet shumë "si grua". Ndërsa Lucie vetë thotë se djemve u duket tërheqëse, por për momentin nuk e shqetëson ky fakt, sepse vajza është ende e vogël për të gjetur burrë.
Veshja e preferuar e Lucie-s? Një fustan pa krahë me copë leopardi, të cilin e shoqëron me këpucë me taka të larta. Sipas zonjës Whitehead, nëse vajza do të bëhet modele, atëherë duhet medoemos të mësojë të ecë mbi to. Për mamanë Karen edhe ushqimi është i rëndësishëm. Ndryshe nga bashkëmoshataret, ajo nuk e lejon të bijën të shkojë për drekë me shoqet te "McDonald‘s", si dhe të konsumojë çokollata. Lucie bën ushtrime fizike 20 orë në javë. Mamanë nuk e shqetësojnë as anoreksia dhe as bulimia. "E këshillova të shihte një dokumentar dhe i thashë se nuk është gabim të vjellësh pasi të kesh ngrënë. Duhet të kujdeset seriozisht për trupin e saj, nëse ka vendosur të merret me modë dhe spektakël". Motoja e Lucie-s është: "Nuk do të jesh kurrë e famshme nëse shëndoshesh". Famë do të thotë jo vetëm lavdi, por edhe presion e stres, sidomos për një person kaq të ti. "Nuk shqetësohem, sepse do të jem një menaxhere shumë e zonja. Shqetësohem që të bëhet e famshme, jo për problemet që do të ketë pasi të jetë bërë e tillë".
Një stilim flokësh me llak me xixa, rimel, laps sysh, buzëkuq dhe Lucie është gati për të shkuar në shkollë: "Kur të rritem nuk dua të bëj një punë të mërzitshme për të cilën të paguhem pak. Qëllimi im është që kur të ecë rrugës të gjithë të më njohin". Karen është e bindur që e bija do ta realizojë ëndrrën e mamasë. Ndërkohë po pret vetëm që e bija të rritet.