E Martë, 3 Nëntor 2026

Bilalli e BDI-së: Zgjedhja e Xhaferit, nuk pati asnjë protestë si në 2017. Kemi arritur barazinë

Politikania shqiptare në Maqedoninë e Veriut Arta Bilalli, ka deklaruar se zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministër nuk u shënua me asnjë protestë, ndryshe nga sa ndodhi në vitin 2017 kur ai u zgjodh ministër i Mbrojtjes.

Sipas Bilallit, kjo shënon një arritje në kohezionin ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse e krahasojmë me 2017-n kur u zgjodh si ministër i Mbrojtjes sa protesta kishte, kjo vërtet tregon se çështjet kanë avancuar mjaft dhe mënyra se si u pranua nga opozita maqedonase qoftë nga VMNRO-DMPNE apo nga partitë e majtë. Një pjesë e deputetëve shqiptarë që janë në opozitë le mbetet në ndërgjegjen e tyre sepse kjo ditë dhe mënyra se si u zgjodh Talat Xhaferi tregon mjaft edhe për përparimin e kohezionit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka më tema që na dërgojnë në konflikte që të marrim armët e të gjuajmë me njëri-tjetrin”, u shpreh Bilalli në emisionin “3D” në RTSH1.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›