E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bilanc tragjik, sulmet izraelite vrasin 400 civilë në 48 orë

Sulmet izraelite vijojnë të vrasin qindra civilë të pafajshëm. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se rreth 400 njerëz janë vrarë brenda Rripit të Gazës në dy ditët e fundit.

Ai thotë se në total 390 njerëz kanë vdekur dhe 734 të tjerë janë plagosur. Që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë.

Ndërkohë, Izraeli i ‘premtoi’ Shteteve të Bashkuara se do të ulë intensitetin e sulmeve në Gazë, me qëllim mbrojtjen e civilëve. Pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës është zhvendosur, teksa ata që gjenden aty vuajnë mungesën e ushqimit dhe ujit.

Ndërkohë, OKB njoftoi se se thuajse çdo spital është jashtë funksionit, pasi mungon furnizimi me energji elektrike apo karburant, si dhe medikamentet bazë./vizionplus.tv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›