E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilancet negative te bankave kredite e keqija shkojne ne 620 milione



Ervin KOCI - Kredite me probleme jane kthyer ne kryefjalen e te gjitha diskutimeve per sektorin bankar ne vend. Kjo per shkak se portofoli i kredive po njeh gjithmone e me teper nje shtim te atyre qe konsiderohen si kredi te semura. Per kete fenomen te dhenat me te fundit zyrtare vijne prej Bankes se Shqiperise dhe tregojne se ne 3-mujorin e trete kredite e keqija arriten ne 13.5 per qind e totalit ose rreth 620 milione dollare. Krahasuar me 3-mujorin e dyte kredite e keqija u rriten me 1.5 pike perqindje ndersa krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare ato u rriten me 3.75 per qind. Ne dy vitet e fundit kredite e keqija jane rritur mbi tre here dhe ky ritem nuk po bie as tani pavaresisht se kriza e ka kaluar pikun. BSH-ja thote se sistemi bankar shqiptar nuk eshte i rrezikuar nga rritja e kredive te keqija pasi ka kapital te mjaftueshem per te perballuar rritjen e tyre edhe me 10 pike perqindje te tjera. Por ne vrojtimin e fundit mbi aktivitetin kreditues ekspertet e sistemit bankar verejne se kredite e keqija po shkaktojne gjithmone e me shume shtrengimin e kredise. Sipas vrojtimit ne 3-mujorin e trete ndikimi i kredive te keqija ne vendimet e bankave per te shtrenguar kredite arriti kulmin.

Aktivitet kreditues
Ne muajin shtator rritja e kredise ne terma vjetore arriti pikun me te ulet gati 7.7 per qind nje sinjal jo i mire ky per ekonomine. Ne fillim BSH-ja kishte parashikuar se kredia do te rigjallerohej ne gjysmen e dyte te vitit por deri tani kjo jo vetem qe nuk po ndodh por perkundrazi rritja e kredise po rezulton edhe me e vogel se sa ne pikun e krizes nje sinjal ky qe ekonomia po ben me pak investime. Megjithate bankat kane nisur te lehtesojne standardet per klientet e tyre kryesisht ata te fushes se biznesit. Por per konsumatoret sipas vrojtimit te BSH-se pritet nje shtrengim i standardeve per 3-mujorin e katert dhe te fundit te ketij viti. Sa i perket ndarjes se kredise sipas llojit te monedhes ajo qe pritet eshte nje rritje e aktivitetit kreditues ne valute me nje ritem me te larte ne krahasim me monedhat e tjera si dollari amerikan apo monedha vendase.

Kredia per biznese
Politika shtrenguese e bankave per tu dhene kredi bizneseve gjate 3-mujorit te trete te vitit 2010 eshte realizuar kryesisht nepermjet rritjes se marzheve per kredite me rrezik me te larte dhe rritjes se kerkeses per kolateral. Gjate 3-mujorit te trete te vitit rritja vjetore e portofolit per biznese qendroi ne 10 nen rritjen mesatare prej 10.4 te verejtur ne 3-mujorin e dyte. Sa i perket ndarjes se sektoreve ai me i kredituari eshte sektori i sherbimeve vecanerisht tregtia qe ka shenuar normat me te larta te rritjes. Kredia per sektoret e industrise dhe ndertimit ruan ritme te moderuara te rritjes.

Kredia per individe
Kredia per individe eshte ndikuar nga ecuria e ngadalte e tregut te punes orientimi i individeve drejt kursimit pasigurite qe rrethojne investimin ne pasuri te paluajtshme dhe shtrengimi i kushteve te kredise bankare per financimin e konsumit. Ekspertet vleresojne se keta faktore kane sjelle nje kerkese te dobet per kredi dhe kohe me te gjate per shlyerjen e saj. Sipas te dhenave renia mesatare vjetore e ketij portofoli rezultoi 0.9 ne muajt korrik dhe gusht kundrejt renies prej 1.9 dhe 2.1 te shenuar ne 3-mujorin e dyte dhe te pare te vitit. Kjo ecuri eshte percaktuar ne nje mase te madhe nga kredia per konsum. Portofoli i saj gjate vitit eshte tkurrur me nje ritem vjetor gjithnje e me te ulet qe per kete tremujor rezultoi 3.3.

BOX//////////
BSH Bie besimi i bizneseve dhe konsumatoreve

Treguesi i tendences ekonomike ra me 6.2 pike perqindjeje ne 3-mujorin e trete te vitit 2010. Sipas Bankes se Shqiperise ne 3-mujorin e trete te vitit 2010 niveli i besimit te bizneseve dhe konsumatoreve qendron afersisht 10 pike perqindjeje poshte mesatares se tij afatgjate. Keqesimi i treguesit te tendences ekonomike ne 3-mujorin e trete u ndikua kryesisht nga renia e theksuar e besimit ne sektorin e ndertimit. Treguesi i besimit te ndertimit ra me 10.2 pike perqindjeje ne 3-mujorin e trete te vitit 2010 duke shenuar vleren me te ulet historike prej -23.2 pike perqindjeje. Kjo deshmon edhe njehere se ne kete moment ndertimi vazhdon te ngelet sektori me problematik i ekonomise shqiptare. Gjithashtu besimi ne sektorin e industrise dhe besimi i konsumatoreve pesuan renie megjithese me modeste sesa renia e besimit ne sektorin e ndertimit. Ne sektorin e sherbimeve edhe gjate 3-mujorit te trete vihet re nje shkalle me e larte optimizmi krahasuar me sektoret e tjere te ekonomise. Megjithate edhe ne kete sektor besimi i bizneseve ne pergjithesi shenoi nje renie te lehte ne krahasim me 3-mujorin e dyte te vitit 2010. Treguesi i besimit te konsumatoreve shenoi nje renie te lehte me rreth 1.7 pike perqindjeje gjate 3-mujorit te trete te vitit 2010. Pavaresisht renies ne terma 3-mujore aktualisht niveli i ketij treguesi qendron rreth 3.9 pike perqindje mbi mesataren e tij afatgjate.

Shkurt/////////////////////////////////////
Gallup Kriza ekonomike po godet ne Ballkan

Kriza ekonomike globale po i godet rende banoret e rajonin te Ballkanit Perendimor dhe ky eshte njeri nga faktoret qe po ndikon negativisht dhe ne besimin e tyre tek institucionet. Ky eshte nje nga perfundimet e sondazhit te pervitshem te realizuar nga Gallup-i nje firme konsulencash e specializuar ne kryerjen e sondazheve ne bashkepunim me Fondin Evropian per Ballkanin nje iniciative e fondacioneve evropiane qe mbeshtet iniciativat te cilat synojne afrimin e rajonit ne Bashkimin Evropian. Sondazhi i cili njihet si Monitori ballkanik synon te ndjeke fenomenet dominante ne 7 vendet aspirante per anetaresim ne bllok. Per edicionin e tij te dyte u intervistuan nga nje mije vete ne secilin vend per nje seri ceshtjesh qe nga gjendja ekonomike te korrupsioni besimi ne institucione deri tek deshira per te migruar.

Rompuy Nese deshton euro deshton edhe BE-ja

Kreu i Bashkimit Evropian tha se blloku 27 anetaresh eshte duke luftuar per mbijetese ndersa po mundohet qe te tejkaloje krizen e borxheve qe i ka kapluar qeverite e eurozones. Duke folur para ministrave te financave te BE-se Herman Van Rompuy tha se nese deshton euro do deshtoje edhe BE-ja. Ministrat e financave te vendeve te eurozones diskutuan dje per krizen e borxhit irlandez dhe rruget per ta bllokuar ate qe te perhapet ne vendet e tjera te BE-se. Gjashte muaj me pare BE-ja dhe FMN-ja u desh qe te shpetonin Greqine nga kriza duke i dhene asaj nje pako shpetimi prej 110 miliarde eurosh. Irlanda ka hedhur poshte zerat se ka nevoje per nje plan shpetimi nga vendet evropiane duke thene se ndihma i duhet vetem per bankat e saj shume nga te cilat jane futur ne borxhe per shkak te krizes globale financiare dhe te problemeve te tregut te pronave. Qeveria irlandeze ka njoftuar se ka fonde te mjaftueshme per te paguar te gjitha detyrimet deri ne mesin e vitit 2011.

Perditesimi i fundit 15.11.2010
Interesat ne tregun nderbankar te parase
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 3.89
12M 12-mujor 6.92
6M 6-mujor 6.08
3M 3-mujor 5.20
1M 1-mujor 5.00
1E njejavor 4.40
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.57
1E njejavor 6.09
o/n njeditor 5.70
12M 12-mujor 8.27
6M 6-mujor 7.53
3M 3-mujor 6.94

17 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›