Kosove gjobitet me 200 euro deputetja Albana Vokshi
TIRANE - Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi eshte ndaluar ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves. Ajo eshte ndaluar per disa ore nga policia kosovare e cila ka bere nje kontroll te dokumenteve te saj. Me pas deputetja e PD-se eshte lene e lire ndersa per te eshte prere nje gjobe prej 200 eurosh nga Gjykata rajonale e Prizrenit. Vokshi dhe bashkejetuesi i saj Arian Tartari po ktheheshin ne Shqiperi nga nje vizite ne Prishtine kur jane ndaluar ne kufi. Efektivet kosovare te doganes se Morinit i kane kerkuar deputetes Vokshi dokumentet por sipas saj kerkesa ka qene jashte kufijve normale. Kjo kerkese ka sjelle reagimin e Vokshit e cila ka refuzuar te kontrollohet. Por perfaqesuesit e policise kosovare nuk e kane bere dysh. Ata kane ndaluar deputeten dhe vetem nderhyrja e perfaqesuesve te shtetit shqiptar kane bere qe ajo te vijoje procedurat e metejshme.
NGJARJA
Zbardhet incidenti ne kufi me Kosoven i deputetes Albana Vokshi. Ne fakt ngjarja ka ndodhur mesditen e se dieles kur deputetja demokrate eshte kthyer nga Prishtina per ne Tirane dhe eshte ndaluar ne piken kufitare te Morinit. Policia e kesaj pike ka kerkuar paraqitjen e dokumentacionit te deputetes Vokshi por menyra e kesaj kerkese ka qene pertej kufijve normale. Ngjarja e shoqeruar me kete incident ka perfshire zyrtare te larte te shtetit shqiptar te cilet i kane kerkuar homologeve kosovare te lejojne kalimin deputetes me arsyetimin se keshtu do te vepronin edhe nese ajo do te ishte nje qytetare e thjeshte dhe jo deputete. Deputetja Vokshi ishte e shoqeruar nga bashkejetuesi i saj Arjan Tartari kur ndodhi incidenti. Megjithate gjithcka eshte mbyllur me sqarimin e te gjitha rrethanave. Por nuk ka munguar dhe nje ndeshkim per deputeten e Kuvendit te Shqiperise prej 200 eurosh gjobe.
NEGOCIATAT
Pas shoqerimit te deputetes Vokshi Policia e Kosoves ka kembengulur se duhej te bente hetime te metejshme ne lidhje me rastin. Ne drejtim te Kukesit ka shkuar dhe drejtori i Policise Kufitare Pellumb Nako i cili ka hyre ne kontakt me koleget kosovare duke u konfirmuar se e ndaluara ishte deputete e Kuvendit te Shqiperise dhe dokumentet ishin ne rregull. Por autoritetet kosovare kane vendosur ta paraqesin rastin para gjykates me qellim vleresimin e dyshimeve te tyre per pasaporten e deputetes Albana Vokshi. Lajmi eshte konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Prizrenit. Burimet e Rajonit te Policise se Prizrenit kane thene nderkohe se deputetja e Kuvendit te Shqiperise Albana Vokshi eshte mbajtur ne rajon derisa Gjykata Komunale urdheroi lirimin e saj.
Linje e re demontimi per municionet e renda
ELBASAN - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka inauguruar nje tjeter linje te asgjesimit te municioneve e cila ploteson standardet me te larta te demontimit industrial te armeve. Behet fjale per linjen e zberthimit pa shperthim te minave kundertank ne uzinen e lendeve plasese ne Mjekes te Elbasanit. Duke vleresuar punen e bere ne kete drejtim ministri Imami tha se Shqiperia eshte nje nder vendet e para ne rajon qe arrin nje standard te tille. Arben Imami tha se ky ka qene nje vit i suksesshem. Kemi arritur te instalojme nje industri me impakte minimale ne mjedis dhe kosto te uleta. Imami deklaroi se objektiv i dikasterit te mbrojtjes eshte qe brenda vitit 2013 te perfundoje demontimi i municioneve te rrezikshme luftarake. Brenda vitit 2013 do te perfundojme detyren qe na eshte vene nga Parlamenti per asgjesimin e municioneve - tha ministri. Nisur nga rreziku qe kane municionet e depozituara ne kohen e diktatures Imami theksoi se funksionimi me kapacitet te plote i linjave te demontimit dhe poligoneve kryhet me nje pergjegjesi te vecante. Sipas Imamit prania e municioneve ne depot tona eshte nje problem i madh per te cilin nuk duhet folur nga pozita te panjohura. Uzina e lendeve plasese ne Mjekes te Elbasanit ka asgjesuar deri me tani rreth 1.7 milione mina antikembesori rreth 2 milione granata mijera tone fisheke 3134 tone murtaja te kalibrit me te madh 160 mm nderkohe qe do te nise punen per asgjesimin e 2112 tone minave kundertank prej bakeliti.
Qytetaret kerkojne sportele te vecanta per aplikimin e shpejte
TIRANE - Numri i personave qe aplikojne per pasaporte per ta marre brenda tri ditesh arrin ne 150 veta ne dite. Shifrat tregojne se interesi eshte i larte per ta pasur sa me shpejt ne dore dokumentin qe per pak dite do tu mundesoje shqiptareve levizjen pa viza. Por ne secilen nga tri njesite e caktuara per kete proces ka radhe te gjata per shkak se aplikimi kryhet ne te njejtat zyra te aplikimit te zakonshem. Qytetaret qe aplikojne per procesin e shpejte duhet te presin thuajse nje dite te tere. Nenkryetari i Njesise Bashkiake Nr. 10 ne Tirane Eduart Kelmendi thote se per te shmangur radhet eshte kerkuar shtimi i sporteleve. Sherbimi i ri i prodhimit te pershpejtuar te pasaportes biometrike ne ndryshim nga kuponi normal kryhet ne minibashki te percaktuara ne njesite bashkiake 3 4 dhe 10 te Tiranes per qytetaret e te gjitha rretheve te vendit.
17 Nentor 2010