E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bilanci i Home Office, rriten me 14% arrestimet lidhur me aktivitetet

Sipas Home Office në sezonin e futbollistik 2023-24 është rritur tej mase numri i arrestimeve lidhur me incidentet që kanë ndodhur në aktivitetet e kësaj disipline në Angli dhe Uells.

Në sezonin e kaluar arrestimet ishin 2584, plot 14% më shumë krahasuar me ato të kryera (2264) dy sezone më parë.

Sipas specialistëve numri i arrestimeve është rritur shumë për shkak se është rritur po aq përdorimi i drogave të kategorisë A. Diferenca mes dy viteve është plot 144.

180 persona janë ndaluar në Angli dhe Uells vetëm në lidhje me aktivitet e “Euro 2024”.

Tifozët më problematik janë ata të Uest Hem. Në vitin e fundit plot 93 mbështetës të këtij klubi janë dënuar që të mos futen më në stadium. Në këtë klasifikim tifozët e “Hammers” ndiqen nga Mançester Junajtid (89) dhe Milluoll (82).

Për sezonin 2023-24, Uest Hem gjithashtu ka edhe numrin më të lartë të tifozëve të arrestuar (103). Ky është viti i tretë radhazi ku klubi londinez udhëheq klasifikimin famëkeq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›