E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci i tërmetit në Turqi, 596 të vdekur

Tërmeti i cili goditi të dielën e kaluar provincën turke Van, në lindje të vendit shkaktoi vdekjen e 596 personave, 14 më shumë nga bilanci i mëparshëm.

Kjo shifër u deklarua sot nga zyra për emergjencat civile të Kryeministrit Recep Taip Erdogan.

Të paktën 4150 persona gjetën vdekjen nga tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter.

Në total numri i të shpëtuarve llogaritet 231 sipas zëvendës Kryeministrit Besir Atalay.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›