E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët në Shtëpinë e Bardhë për Halloween

Fëmijët e veshur me kostumet e Halloweenit marshuan dje në Shtëpinë e Bardhë megjithë motin e ftohtë për të takuar Presidentin Obama dhe Zonjën e Parë Mishel Obama.


Fëmijët kaluan rrjeta merimangash dhe kunguj të gdhendur për të marrë karamele në sfondin e Shtëpisë së Bardhë të dekoruar për festën tradicionale. Presidenti dhe Zonja e Parë shpërndanë paketa të vogla me M&M ndryshe nga vitet e mëparshme kur zonja Obama ka shpërndarë fruta të thata për t`ju përmbajtur fushatës së saj për ushqime të shëndetshme.

Çifti Obama iu uruan miqve gëzuar Halloweenin duke komentuar dhe duke pëlqyer kostumet e fëmijëve. Ata ishin zgjedhur nga 17 shkolla fillore të zonës së Uashingtonit, Merilendit dhe Virxhinias. Më pas fëmijët e familjeve ushtarake u ftuan për një mbrëmje Halloweeni në Shtëpinë e Bardhë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›