E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bilbao rrëmben Superkupën, Messi fiton… një karton të kuq

Nuk ishte nata e Barcelonës. Megjithatë, u duk se mund të ishte, duke qenë se në Superkupën e Spanjës, kundër Bilbaos, arriti të merrte epërsinë dy herë. Por në të dyja rastet  u kap në momentet e fundit, në pjesën e parë dhe të dytë. Një dopietë nga Griezmann nuk rezultoi e mjaftueshme për Blaugrana, sepse de Marcos në fillim dhe Villalibre më pas, ndikojnë dhe e çojnë ndeshjen në kohën shtesë.

Vendos Inaki Williams. Dhe atje një golazo e Ëilliams rrëzon Messin dhe shokët e tij. Duke folur për argjentinasin, Leo e mbyll ndeshjen pa gol dhe me kartonin e parë të kuq në Blaugrana të karrierës së tij për një faull ndaj Villalibre. Një mbrëmje për t’u harruar, për të dhe për të gjithë katalanasit e tjerë: janë baskët ata që ngrejnë Superkupën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›