Bild Raikkonen ka firmosur me Ferrarin

Kimi Raikkonen ka firmosur me Ferrarin. Ky është lajmi që gazeta gjermane 'Bild' ka publikuar në seksionin e saj sportiv të ditës së martë.
Sipas 'Bild', piloti finlandez i Lotusit ka firmosur kontratën me skuderinë e Maranellos mbrëmjen e së hënës dhe vitin tjetër do të zëvendësojë Felipe Masën si shoku i skuadrës së Fernando Alonsos. Raikkonen ka qenë pilot i Ferrarit në periudhën 2007-2009. Në timonin e "Kokëkuqes", finlandezi ka zhvilluar 52 gara duke arritur 9 fitore. Kulmi i karrierës së tij ka qenë fitimi i titullit kampion në vitin 2007, pikërisht me Ferrarin. / Top Channel