Përpara se të vdes, dua të takoj nipin tim

Marrëdhënia e tyre e trazuar, e ka pikënisjen e saj dy vite më parë. Fituesja e një numri të madh çmimesh, këngëtarja Adele, që nga viti 2011 ka shkëputur çdo kontakt me babain e saj, Mark Evans.
Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e njëjtë me atë të çdo babai dhe vajze normale. Në vitin 1991, Mark braktisi nënën e Adele, Penny, kur këngëtarja ishte vetëm 3 vjeç. Mësohet se babai i saj ishte një person i alkoolizuar, i cili prishte qetësinë jo vetëm të nënës së saj, por edhe të vajzës së vogël.
Braktisja e tij ishte një ndër goditjet më të mëdha psikologjike që Penny mori në atë periudhë. Ai përpiqej ta vizitonte vajzën sa herë të mundej, por pjesën më të madhe të takimeve e zhvillonte gjatë periudhës së pushimeve të Krishtlindjeve.
Pasi Adele u rrit, ai u përpoq të rindërtonte një marrëdhënie të fortë me të, por nuk arriti ta realizonte deri në atë masë që ai që ai dëshironte. Tashmë që kanë kaluar disa muaj pas diagnostikimit të tij me kancer, ai ka bërë publike një deklaratë në të cilën kërkonte sërish që e bija ta pranonte si babain e saj si dhe shprehu dëshirën për të takuar nipin e tij 10 muajsh, Angelo, pasi siç Mark druhet, mbase nuk do të ketë mundësinë kurrë të përqafojë Angelon, sepse sëmundja e tij sa vjen dhe avancon./Indeksonline/