E Diel, 1 Nëntor 2026

Bildt: Brukseli, pritshmëri të lartë në dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, ka thënë në Zagreb se Serbia në nivelin e brendshëm kombëtar ka përmbushur kriteret për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, por ka shtuar ai, Brukseli dëshiron të shohë progres në dialogun me Kosovën.
"Ne do ta ndjekim dialogun me Prishtinën dhe situatën në veri të Kosovës, natyrisht në suazat e Kosovës", ka thënë Bildt.
Ministri suedez, gjatë bisedimeve me zyrtarë të lartë kroatë, u shpreh se pret që referendumi i së dielës për pranimin e Kroacisë në BE do të ketë një rezultat pozitiv.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›