Bildt: Hartmann foli gënjeshtra në Sarajevë

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt porositi ish-zëdhënësen e Tribunalit të Hagës, Florence Hartmann, e cila e kishte kritikuar në Sarajevë, se do të duhej të lexonte librat e tij dhe të ndalet së përhapuri gënjeshtra për të.
“Ajo do të duhej të lexojë librat e mi në vend që të flet gënjeshtra’ shkroi Bildt në blogun e tij duke shtuar se Hartmann ‘e ka shprehi që të sillet në mënyrë të shkujdesur ndaj fakteve’.
Hartmann e kishte sulmuar Bildtin i cili të premten mori pjesë në shënimin e përvjetorit të rrethimit të Sarajevës duke pohuar se ai nuk e meriton të jetë aty ‘ngase nuk kishte bërë asgjë që rrethimi të mos zgjasë kaq shumë’.
“Ai nuk meriton të jetë sot këtu. Kur ka mundur të bënte diçka, ai thoshte se Slobodan Millosevici është një njeri i mirë, dhe kjo është e shkruar edhe në transkripte”, ka thënë ajo.
Bildt ishte përfaqësues i Lartë në BeH dhe pjesëmarrës i negociatave për përfundimin e luftës në vend të dërguari të posaçëm të BE-së për Jugosllavi.