E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mega-Liga e Kampionëve

Shuhet Europa League, dhe krijohet një format i ri i Ligës së Kampionëve me 64 skuadra pjesëmarrëse. Ky është revolucioni që përgatit presidenti i UEFA-së, Michel Platini e që mund të zbatohet më 2016. Në rast të zgjerimit, shtetet e mëdha do të kenë deri në gjashtë përfaqësues, kurse ato të voglat do të marrin pjesë rregullisht në garën e vetme kontinentale për klube.

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini dëshiron ta shuajë Europa Leaguen dhe ta zgjerojë Ligën e Kampionëve në 64 skuadra nga viti 2016.

Një raport i publikuar të shtunën në të përditshmen gjermane, Bild, sugjeron se Platini është i brengosur me mungesën e interesimit për Europa League dhe planifikon të dyfishojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve për të siguruar që edhe shtetet më të vogla do të jetë të përfaqësuara në garën elite të klubeve evropiane.

Në atë që do të ishte ndryshimi më i madh në garën elitare të klubeve evropiane prej riemërimit të saj nga Kupa e Evropës në formatin aktual më 1992, ish-mesfushori Francës synon të krijojë një garë të vetme kontinentale.

Sipas Bildit, tri ligat me renditjen më të lartë në Evropë, Anglia, Spanja dhe Gjermania, në rast të realizimit të këtij zgjerimi, do të kishin nga gjashtë skuadra pjesëmarrëse. Katër prej tyre do të shkojnë direkt në fazën e grupeve, kurse dy të tjerat do të kërkonin kualifikimin nëpërmjet play-offit. Aktualisht, në secilën nga këto tri liga, skuadra që përfundon sezonin në pozitën e katërt shkon direkt në play-off.

Kurse, një zgjerim i tillë do t’u mundësonte skuadrave nga shtetet si Letonia, Bjellorusia ose Sllovakia të marrin pjesë rregullisht në Ligën e Kampionëve. Vëmendja e Platinisë ndaj Federatave ‘minore’ nuk është e rastësishme: presidenti i tanishëm i UEFA-s prej emërimit të tij në detyrë më 2007, gjithnjë kishte përmendur zhvillimin e strategjisë së tij për përfshirjen e shteteve më të vogla në garat elitare.

UEFA kishte shpresuar në ringjalljen e interesimit për Europa League, kur e riemëroi atë nga Kupa UEAF më 2009, por kjo garë ende zgjon të hyra dhe interesim shumë më të vogël se Liga e Kampionëve dhe Platini thuhet se është i brengosur me dallimin e madh mes dy garave.

Çfarëdo ndryshimi do të duhej të priste fillimin e marrëveshjes së re televizive që nuk pritet të realizohet deri më 2016. Vendimi për zgjerim do të ndryshonte edhe rregullat e Kupave në shtetet përkatëse.

Në një numër shtetesh, përfshirë Anglinë, fituesi i Kupës kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Europa League. Nën propozimin e ri, fituesit e Kupës do të kualifikoheshin për play-offin e Ligës së Kampionëve. Edhe fituesi i Carling Cupës në Angli, aktualisht merr një vend në Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›