Bildt apel për dialog politik në Shqipëri

BE ka bërë përsëri apel për dialog në Shqipëri pas situatës së fundit politike të krijuar në vend. I pyetur në një konferencë shtypi në Bruksel se çfarë mendonin për situatën në Shqipëri, ministri i jashtëm i Suedisë që ka presidencën e radhës të BE-së, Karl Bildt i ka bërë apel udhëheqësve politikë të Shqipërisë që të ulen dhe të bien dakord ta çojnë vendin përpara.
"Përsa i përket gjendjes së dialogut politik në Shqipëri, për momentin është e pakënaqshme theksoi Bildt duke shtuar se i bën apel udhëheqësve shqiptarë që për të çuar vendin e tyre përpara, ata duhet të ulen dhe të bien dakord ta çojnë vendin përpara. "Ky është mesazhi që mund të gjeni në këto përfundime. Ky është mesazhi që i vjen Brukselit se ata duan te jenë pjesë e Evropës. Në Evropë ne kemi dialogun midis udhëheqësve politikë edhe kur disa herë nuk jemi dakord për disa çështje. Ne shpresojmë se Shqipëria do t'i bashkohet kësaj tradite sa më shpejt që të jetë e mundur" shtoi më tej Bildt.