Prokuroria e Vlorës, hetim ndaj Bollanos

Prokuroria e Vlorës ka çuar dje për ndjekje penale Vasillaq Bollano, me detyrë Kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht Kryetar i kësaj Bashkie.
Gjithashtu për ndjekje penale prokuroria ka dërguar edhe Polimer Ruçin, me detyrë Sekretar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht Drejtor i Zyrës së Urbanistikës pranë kësaj Bashkie gjatë viteve 2005-2008, Leonard Hysi, me detyrë Sekretar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht Drejtor i Zyrës së Urbanistikës pranë kësaj Bashkie, Eugen Gjyzari, me detyrë jurist i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë, dhe Tatjana Dhima, me detyrë Sekretare e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë gjatë viteve 2005-2008.
Regjistrimi i këtij procedimi është bërë mbi bazën e kallëzimeve penale të bëra nga shtetasit Pirri Cali, Anasatas Cali, Theodhori Veizi, Anasatas Llaguri, banues të qytetit të Himarës dhe Jalës.
Nga hetimet e kryera, si dhe nga provat e mbledhura në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar e provuar se, nga ana e të pandehurve janë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës gjatë shqyrtimit dhe miratimit të disa lejeve për ndërtim në territorin e Himarës dhe Jalës.
Sipas Porkurorisë janë miratuar leje për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi në favor të personave jo pronar të truallit, duke cënuar të drejtën e pronësisë së pronarëve të tyre.