Bilionerja Madonna

Madonna është bërë pop ylli i parë femër e shndërruar në bilionere.
Një turneu botëror i suksesshëm dhe disa marrëveshje biznesore gjatë vitit të kaluar e bënë këngëtaren Madonna që të vlejë plotë një bilion dollarë.
Mbretëresha e popit është pjesë e një grupi elite të të famshmëve si, Steven Spielberg dhe Oprah Winfrey që kanë në llogaritë e tyre një pasuri të tillë.
Viti i kaluar ishte më i suksesshmi në karrierën e Madonna-s e sidomos me turneun MDNA të cilin e ndoqën dy milionë njerëz./Indeksonline/