E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bilisht/ 13-vjeçari me biçak në shkollë, i mituri e bleu mjetin prerës në qytet

Një 13-vjeçar, nxënës në shkollën 9-vjeçare të qytetit të Bilishtit është kapur brenda ambienteve të shkollës me një mjet prerës biçak.

Ka qenë mësuesja e kësaj shkolle ajo që ka marrë informacion dhe më pas ka kontrolluar çantën e nxënësit, ku ka konstatuar dhe praninë e mjetit prerës.

Pasi ka gjetur biçakun në çantën e nxënësit ka lajmëruar drejtorinë e shkollës e më pas policinë.

Këta të fundit në prani të psikologes së shkollës kanë marrë në pyetje nxënësin, i cili mësohet të ketë thënë se e ka blerë në një dyqan në qytetin e Bilishtit, pa treguar me tej arsyet e kësaj blerje.

Sipas drejtorisë së shkollës, 13-vjeçari është nxënës i rregullt dhe në asnjë rast nuk ka paraqitur probleme për mësuesit si dhe bashkëmoshatarët e tij të shkollës.

13-vjeçari është marrë në pyetje nga specialistët e hetimit të krimeve pranë komisaritit të Devollit në drejtim nga një prokuror i gatshëm, ku pritet që të nisë procedim penal edhe për shitësin pasi sipas burimeve të siguruara pranë komisaritit të Devollit, nuk lejohet shitja e mjeteve prerëse tek minorenët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›