E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilisht, dy gra plagosen në një aksident

Policia e Korçës bëri me dije se të plagosura kanë mbetur shtetases S.K 30-vjeçe dhe S.Sh 60-vjeçe, të dyja banuese ne Bilisht.

Ato janë goditur nga një mjet tip Benz, drejtuar nga shtetasi Jani Kambo, 38-vjeç, banues në fshatin Bitincke të Devollit. Të lënduarat kanë përfunduar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Policia tha se 38-vjeçari ishte në gjendje të dehur në momentin që drejtonte automjetin. Ai është arrestuar në flagrancë nga policia, duke u akuzuar për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”. Materialet për këtë rast do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /Start/
 

                                                                                             2012-06-21 08:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›