Nano: Meta e Rama plan për të rrëzuar Berishën

“Kryetari i LSI, Ilir Meta dhe ai i PS, kishin një plan për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Berisha dhe ky plan u bë pjesë e darkës tetëorëshe të dy liderëve politikë në Gjirin e Lalzit”, tha Nano në emisionin “Opinion”.
“Darka prej 8 orësh ngriti kërcënimin e thyerjes së mazhorancës aktuale, Edi Rama u fut me hundë dhe jo me kokë në konspiracionin e madh për të ndërtuar 71 deputetë që do të rrëzonin me mocion mosbesimi kryeministrin aktual”, shtoi ai. Përballë kësaj situate, Nano thotë se kryeministri Berisha u tërhoq nga qëndrimet e tij të mëparshme. “Berisha nuk kishte rrugëdalje tjetër veçse të ruante radhët e mazhorancës nga takimi Rama-Meta, gjë që nuk e lejonte as atë vetë, që të bënte hapin prej shtetari për t’u hedhur matanë gardhit për zgjedhjen e kryetarit të shtetit mbi palët”, tha Nano.
Ai foli edhe për rikthimin në Partinë Socialiste, duke nënvizuar se kryetari aktual, Edi Rama, nuk mund t’i fitonte zgjedhjet e vitit 2013. Sipas Nano, partinë më të madhe të opozitës e ka prekur “sëmundja Rama”. Ai madje pretendon se në zgjedhjet e ardhshme, Partia Socialiste, e drejtuar prej tij, do të fitojë dhe se vetë do të jetë kryeministër.
“Do të kthehem në PS duke shëruar sëmundjen e PS. Kthehem të bashkëdrejtoj PS me të gjithë ata që meritojnë mbështetjen e zgjedhësve në gjithë Shqipërinë. Ata mund të reagojnë ashtu sikurse Rama dhe mund të mbrojnë me metoda jodemokratike pozitën apo zyrat e tyre përfaqësuese. Sfida do të jetë e vazhdueshme, shëruese, dhe ringjallëse. Do të konkurrohet në të gjitha nivelet dhe në varësi të reagimit dhe veprimit të tyre politik do të vendosim për përfaqësimin ose jo të socialistëve në një listë tjetër. Tashmë ka ardhur koha, janë mbledhur të gjitha provat për të vepruar politikisht për kapsulimin dhe izolimin e sëmundjes Rama në PS për të shpëtuar PS dhe për të bërë të mundur që aftësitë e PS të jenë në ballafaqimet elektorale”, tha ai. /Start/
2012-06-21 08:18