E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilishti e Pogradeci, sërish në të ParënFatet e takimeve Bilisht Sport-Vlora e Pogradeci-Mamurrasi u vendosen nga seria e penalltive

Bilishti Sport e Pogradeci do të luajnë edhe sezonin e ardhshëm, sërish në Kategorinë e Parë, duke shuar shpresat e rivalëve nga Kategoria e Dytë, Vlora e Mamurasi, edhe pse presidentët e dy klubeve më inferiore kishin vendosur shpërblime të mëdha për të realizuar ëndrrat e tyre.  Ky ishte verdikti i ndeshjeve të plejofit.
 
Pas barazimit 2-2 në  kohën e rregullt e shtesat, Bilishti arriti të mposhtë 5-3 nga pika e bardhë Vlorën e Kategorisë së Dytë. Dramatike ishte dhe ndeshja tjetër e plejofit midis Pogradecit (Kategoria e Parë) e Mamurrasit të Kategorisë së Dytë. Edhe në këtë takim u deshën gjuajtjet e penalltive, pasi takimi përfundoi 1-1. Një seri e gjatë e jashtëzakonshme 11-metrash u gjuajtën në këtë takim, të fituar nga Pogradeci me rezultatin 10-9.

PLEJOF
KATEGORIA E PARË
20.05.2009

Stadiumi “Qemal Stafa”
Bilishti-Vlora 2-2
(5-3 me penallti)

Stadiumi “Selman Stërmasi”
Pogradeci-Mamurrasi 1-1  
(10-9 me penallti)

Në Kategorinë e Parë
Bilisht Sport
Pogradeci

E Merkure, 20 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›