E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter pranë Mikel e Karvajo

Inter është gjatë tratativave me ekipin e Çelsit për blerjen e kartoave të mesfushorit Obi Mikel e mbrojtësit portugez Rikardo Karvajo. Lajmin e bën të ditur e përditshmja angleze 'Daily Express', sipas së cilës ekipi zikaltër është i gatshëm të paguajë plot 21 milionë sterlina, afro 24 milionë euro, për të patur shërbimet e yjeve të Çelsit, të dy të pëlqyer fort nga Mourinjo.

Pas interesit të fortë të Realit për teknikun portugez, Masimo Morati po bën çmos që të kënaqë trajnerin e tij me lojtarët që i pëlqejnë këtij të fundit.

Vetëm para dy ditësh Interi bleu nga Xhenoa sulmuesin Milito dhe mesfushorin Tiago Mota për shumën e 18 milionë eurove plus kartonin e Akuafreskës si dhe gjysmën e kartoni të portierit Viviano.

Gjithashtu Interi është pranë zyrtarizimit të Arnautoviçit, sulmuesit të talentuar austriak, i mbiquajtur Ibra i ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›