Bill Clinton:Hillary ende s`e di se çfarë kërkon të bëjë

Bill Clinton ka deklaruar se bashkëshortja e tij Hillary është e kualifikuar për tu bërë presidente, por ajo është lodhur duke shërbyer si sekretare shteti dhe s`ka ide se çfarë dëshiron të bëjë, transmeton AP.
Ish presidenti ka thënë në programin “Face the Nation” të CBS-së se ajo dëshiron të pushojë dhe ndoshta do të shkruajë edhe një libër.
“Duhet t`i japim asaj shansin që ta organizojë jetën dhe të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë” theksoi Bill Clinton.
Ai tha se Hillary është në mesin e demokratëve të kualifikuar që mund të udhëheqin dhe se do ta mbështesë gjithnjë, për çfarëdo gjëje që ajo dëshiron të bëjë.
Ajo ka garuar në vitin 2008, por ka humbur nominimin demokrat nga presidenti i tashëm, Barack Obama.