E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaus: Federalizimi i BE-së është fundi i demokracisë

Krijimi i një federate të Bashkimit Evropian, është “faza finale” e shkatërrimit të demokracisë, ka thënë presidenti çek Vaclav Klaus në një intervistë për The Sunday Telegraph.

“Ne duhet të mendojmë se si ta rivendosim shtetësinë dhe sovranitetin tonë. Kjo është e pamundur në një federatë. BE duhet të lëvizë në drejtim të kundërt”, ka thënë Klaus.

Ai ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i cili ka thënë se do të propozojë federalizimin e BE-së në vitin 2014.

“Frikësohem se Barroso ka menduar se tani është koha e duhur për të shpallë një zhvillim absolutisht të gabueshëm. Ata mendojnë se po e finalizojnë konceptin e Evropës, por, siç e kuptoj unë, ata po e shkatërrojnë atë”, ka shtuar ai.

Krahas Barrosos, nëntë shtete të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë kanë bërë thirrje për një integrim më të ngushtë evropian në javën e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›